Në Kupën e Botës, “Katar 2022” do të ndalohet rreptësisht alkooli!

Marisa Karabeci
09/07/2022

Në stadiumet e Kupës së Botës të Katarit nuk do të tregtohet alkool, ndërsa birra jashtë arenave do të lejohet vetëm para dhe pas disa ndeshjeve, tha një burim i sigurt rreth zhvillimit të turneut të futbollit. Kupa e Botës e këtij viti është e para që mbahet në një vend mysliman me kontrolle të rrepta mbi alkoolin, gjë që paraqet një sfidë unike për organizatorët e një ngjarjeje që shpesh lidhet me adhuruesit e birrës dhe sponsorizohet nga markat globale të prodhimit të saj.

Një dokument i datës 2 qershor dhe i parë nga agjencia “Reuters” jep pasqyrën e parë se si organizatorët planifikojnë të trajtojnë kërkesat e rreth 1.2 milionë tifozëve të futbollit, shumë prej të cilëve janë mësuar të pinë birrë pa kufi në ditët e ndeshjeve. Marrëdhënia e futbollit me pijet alkoolike ka qenë prej kohësh e ndërlikuar dhe në krye të Kupës së Botës 2014, Brazili hoqi ndalimin e alkoolit në stadiume, pas presionit nga FIFA.

Ka pasur një pikëpyetje të madhe për alkoolin në turneun e këtij viti që kur shteti arab i Gjirit fitoi të drejtën e pritjes në vitin 2010. Megjithëse nuk është një shtet ku alkooli është totalisht i ndaluar si Arabia Saudite fqinje, konsumimi i alkoolit në vende publike është i paligjshëm në Katar. Megjithatë, tifozët në Kupën e Botës të Nëntorit do të jenë në gjendje të blejnë birrë gjatë periudhave të kufizuara në pjesë të caktuara të zonës kryesore të tifozëve të FIFA-s në parkun AlBidda në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Alkooli do të jetë gjithashtu i disponueshëm për 15,000 deri në 20,000 tifozë në një cep të pashfrytëzuar të Doha Golf Club, disa kilometra larg stadiumeve dhe zonës kryesore të tifozëve, tregon dokumenti. Një zëdhënës i organizatorëve, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha se së bashku me FIFA-n do të shpallin planet “në kohën e duhur për disponueshmërinë e alkoolit në turneun 28-ditor.

Megjithëse Webfaqja e FIFA-s reklamon birra, shampanjë, verëra të zgjedhura nga somelierët dhe pije alkoolike premium me qarkullim falas në suitat e mikpritjes VIP të stadiumeve. “Qatar 2022”, do të nisë më 21 Nëntor dhe do të luhet në orën 13:00 me orën lokale dhe 11 me orën tonë. Faza me eliminim do të zgjasë 12 ditë, me 4 ndeshje që do të luhen në një ditë.

Më shumë