Të fiksuar pas syzeve të diellit?! Kemi një lajm të keq, nuk duhet t’i mbani kurrë gjatë këtij orari!

Marisa Karabeci
09/07/2022

Mbrojtja nga dielli nuk nënkupton vetëm aplikimin e një kremi me faktor UV, por edhe mbajtja e syzeve të diellit. Megjithatë, ekspertët kanë përcaktuar në bazë të hulumtimeve se nuk është mirë të mbani syze dielli gjatë gjithë kohës, e sidomos herët në mëngjes. Në momente të caktuara të ditës, fshehja e syve pas syzeve nuk është një ide e mirë. Studimet tregojnë se fotoreceptorët në sy ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit, i cili luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjumit, oreksit dhe shumë proceseve të tjera në trup.

Hulumtimet tregojnë se ata që marrin “nivele të larta” të dritës së ndritshme në mëngjes shpesh flenë më mirë se ata që nuk janë të ekspozuar ndaj dritës dhe mbajtja e syzeve të diellit mund të ndërhyjë në këto procese natyrore. Profesori i oftalmologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, Dr.Stephen Foster, thotë se është më mirë të shmangni mbajtjen e syzeve të diellit ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit.

Ai gjithashtu tregon se është e rëndësishme se cilat syze zgjidhni për mbrojtjen nga dielli, sepse jo të gjitha janë të një cilësie të barabartë. Mbajtja e syzeve të diellit mund të mbrojë sytë tuaj, por jo të gjitha syzet janë njësoj të mira. Okulistja Rebecca Taylor, zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë tha se:

Nuk ka rëndësi sa të errët janë dhe çfarë ngjyre ka xhami. Gjëja më e rëndësishme është që syzet e diellit bllokojnë 99 deri në 100% të rrezatimit UVA dhe UVB. Gjithashtu, polarizimi i xhamit nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen UV. Madhësia e xhamit është e rëndësishme gjithashtu.

Ndërkaq, nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Më shumë