Disa ide nga profesionistë të fushës si të dekoroni ambientin për festat ‘al-fresco’!
Nga pijet e ‘orës së artë’ në sfondin e perëndimit të diellit deri te darkimet nën shkëlqimin e yjeve, të ngrënit në natyrë përmban një element të veçantë shumë magjik. Gjashtë ekspertë të arredimit kanë zbuluar disa nga ambientet sipas tyre, ideale për të darkuar. Krahas dhe disa këshilla të vlefshme për ta bërë gjithçka të duket perfekte.
Vizualizo gjithë ambientin
Për stilistin Luke Edward Hall, situata idilike e ngrënies në natyrë përfshin “një tryezë të gjatë në kopshtin tim në fshat, diellin që perëndon mbi fusha dhe një zjarr për të na mbajtur ngrohtë”. Por çdo mjedis për një mbrëmje në afresk mund të zbukurohet me “tufa të mëdha lulesh”, të marra nga kopshti, (të rregulluara) në tavolinë, me ushqim të lehtë dhe shumë miq,” shton ai. “Më pëlqen gjithashtu një mbulesë tavoline me printe, pjata dhe shandanë argjendi.”
Përmirësoni hapësirën tuaj
Bëjeni të dallueshëm hapësirën tuaj të ngrënies në natyrë dhe përmirësoni estetikën duke shtuar disa veçori. Hall, për shembull, ka një tendë kanavacë të punuar me dorë me vija të verdha dhe të bardha për ta vendosur mbi tryezën e jashtme. “Për ta bërë darkimin tonë në natyrë të duket jashtëzakonisht i veçantë.”
Bëhuni kreativ me vendosjen e dekoreve
“Sa i përket vendosjes së gjërave në tryezë, në të vërtetë nuk duhet ta trajtoni ndryshe nga çfarë bëni kur shtroni darkën brenda shtëpisë”, thotë Hall.
Unë mendoj se ka të bëjë me shfrytëzimin e asaj që keni: brenda, por jashtë edhe mund të eksperimentoni pak. Mund të varni disa qirinj në pemë, për shembull, ose të shtroni përgjatë rrugës që të çon në tavolinë disa mbajtëse metalike me qirinj.
Ndriçoni ambientin
“Ndriçimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ambientet e jashtme”, shprehet Nour al Nimer, themeluesi i markës së objekteve luksoze Nimerology.
Nëse nuk keni ndriçimin e duhur në mbrëmje, mund të errësohet shumë, kështu që mund të vendosni disa perde me drita që të krijoni një ambient që duket sikur po qëndroni nën yjet vezulluese në qiell – apo edhe llambadarë ose shandanë në të gjithë vendin. Kështu krijoni një atmosferë shumë romantike që të gjithë mysafirët do ta pëlqejnë.
Sillni magjinë
Në mënyrë që mysafirët të kenë ndjesinë se janë në një kopësht sekret, mund t’ja sillni këtë magji duke vendosur një serë të mbuluar me gjethe jasemini, ose ndonjë shelg të qarë të vendosur pranë një pellgu apo shatërvani, të rrethuar nga pemë manjole, lule të bardha, lule portokalli apo lule Gardenia. Erërat e të gjitha këtyre aromave të ndryshme, ndërsa mysafirët ecin përgjatë kopshtit për të arritur në tryezën e ngrënies mund të shkaktojë emocione dhe ndjesi të forta.
Nëse nuk mund të sillni një magji të tillë, konsideroni mbjelljen e disa gjetheve që do të krijojnë një mjedis aromatik dhe të gëzueshëm. Mendoni për rritjen e bimëve aromatike, që largojnë nga insektet përreth kopshtit, të tilla si nenexhik, borzilok, hudhër, eukalipt, rozmarinë dhe balsam limoni.
Shtoni detaje të vogla që do të bëjnë diferencën
Palosja perfekte dhe unike e copës së kashmirit për çdo mysafir dhe vendosja e një tapet të hapur nën tryezë për t’u dukur më bukur estetikisht janë detaje që ndoshta duken si minimale, por tepër të rëndësishme dhe do të bien menjëherë në sy.
Dekori i tryezës
“Kur poziciononi tryezën, vendoseni në mënyrë të tillë që të tërheqë vëmendjen”, sugjerojnë Bo Raahauge dhe Nicholai Wiig-Hansen, bashkëthemelues të markës së qeramikës Raawii.
E rëndësishme është të vendosni në të gjëra të ndryshme, duke filluar nga sendet e vjetra familjare deri te gjërat e kohëve moderne, që shtojnë kureshtjen dhe kështu nis një bisedë.