Deri ku do të shkonit për të kaluar një natë në hotel në Ibiza pa paguar asnjë kacidhe?! Epo, ka një mënyrë dhe nuk është ajo që po mendoni ju!

Anja Dervishi
13/07/2022

Deri në çfarë pike do të shkonit në mënyrë që të kursenit ca para? Ylli i platformës TikTok, Olimpia Anley, i ka çuar gjërat në një tjetër nivel, disi ekstrem, pasi deklaroi se ajo kishte marrë një dhomë hoteli pa paguar para gjatë qëndrimit të saj në Ibiza. Deri këtu në rregull, por ku qëndron kleçka?

“The Mirror” shkruan se influencuesja e shpërndau videon tanimë virale në platformën TikTok ku tani ka kaluar shifrën e mbi 11 milionë shikimeve. Në video, Olympia, ishte duke qëndruar në “Zero Suite” tek “Paradiso Ibiza Art Hotel” dhe koncepti është fare i thjeshtë, ke fare pak ose aspak privatësi dhe njerëzit do të mund t’ju shohin kur ju flini.

@olympiaanley

i’ve made a lot of friends tonight #ibiza #paradiso #art

♬ Lights – Em1r

Hoteli e përshkruan dhomën kështu:

Një dhomë me mure prej xhami në mes të hollit të “Paradise Art Hotel” ku mund të kaloni një natë pa paguar.

Ylli i TikTok ndezi një debat të madh në rrjet pasi shpërndau online videon e qëndrimit të saj. Krahas videos së publikuar ajo shkroi:

Kam bërë shumë miq gjatë natës së sotme.

Rikujtojmë se, “nuk mund të flija” dhe “dhoma ime ishte shumë e zhurmshme”, mund të jenë ankesat që shumica e hotelierëve i kanë frikë se mund t’i thonë mysafirët e tyre. Por për vëllezërit Riklin kjo është e gjithë pika e instalacionit të tyre të fundit artistik. Artistët konceptualë zviceranë kanë lançuar një version ‘anti-idilik’ të konceptit të tyre të hotelit me zero yje, ku mysafirët kanë një krevat dopio në një platformë pa mure ose tavan, të vendosur në një anë të rrugës pranë një stacioni karburanti në fshatin Saillon, në pjesën jugore të Valais, Zvicër.

Më shumë