Sa herë që duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?
Nëse pyesni profesionistët, ata e dinë dhe nuk përdorin kurrë një shampo që në përbërjen e saj ka sulfate. E dini pse? Sepse sulfatet janë agjentë shumë të dëmshëm për flokun. Jo vetëm që e ashpërsojnë shumë atë, por madje i heqin vetitë e mira flokut si lagështinë, yndyrën e madje edhe pigmentin e tij.
Pra, edhe pse, sulfatet gjejnë përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës, ata janë një ‘armik’ për flokët tuaj. Kështu që, tani e tutje, kur të shkoni të zgjidhni shampon e përshtatshme për flokët tuaj, vëreni nëse në listën e përbërësve ka ose jo sulfate. Një shampo me këta përbërës, nuk duhet të gjendet më në raftin tuaj të higjienës.
Rikujtojmë se përkujdesja ndaj flokut është e rëndësishme, sidomos në ditët e nxehta të verës. Ajo nis duke zgjedhur shampon, zbutësin, serumin dhe maskën e duhur. Kjo e fundit nuk ka përse të jetë një produkt i shtrenjtë sepse shumë artikuj të kuzhinës ofrojnë jo vetëm mbrojtje të flokut por edhe ushqim. Një prej këtyre produkteve është majoneza.
Ndërkaq, disa prej nesh kanë lindur me flokë natyralisht voluminoz dhe me shkëlqim, por për shumëkush mund të duhet pak punë. Në fakt ka disa mënyra për t’i bërë flokët tuaj të rriten më shpejt dhe më të dendur dhe shumica e këtyre metodave janë të thjeshta dhe lehtësisht të përballueshme. Njihuni me disa prej tyre.