Si ta kuptoni se çfarë duhet të konsumoni për mëngjes!

Marisa Karabeci
27/07/2022

Shumë njerëz ndihen më të përqendruar kur dita fillon me një mëngjës të kripur. Ndërsa të tjerët kanë nevojë për diçka të ëmbël në mëngjes dhe nuk mund t’i rezistojnë sheqerit. Kështu që ndaloni për një sekondë dhe ekzaminoni ritualet tuaja të mëngjesit. A po e filloni ditën në mënyrën më ushqyese për trupin tuaj? Për ta kuptuar këtë duhet të bëni një eksperiment. Kaloni javën e ardhshme duke monitoruar se si shkon pjesa tjetër e ditës pasi të keni konsumuar mëngjesin.

Gjithçka që duhet të bëni është të alternoni të kripurat dhe të ëmblat. Bërja e kësaj në ditët e kundërta do t’ju ndihmojë të krahasoni rezultatet më saktë. Pas mëngjesit, gjatë çdo dite të këtij eksperimenti, bëjini vetes disa pyetje të thjeshta: Si janë nivelet e mia të energjisë? A ndihem i fokusuar? Si është niveli im i urisë, a ndihem ende i ngopur? Si ndihem? Si janë dëshirat e mia? Kur filloni çdo mëngjes me ushqimin që ju shërben më së miri ju dhe trupit tuaj, pa marrë parasysh se çfarë lexoni mund të ndryshojë gjithë ditën tuaj.

Po kalojmë ditët më të nxehta të vitit, me temperatura deri në 40 gradë Celcius, që duket se do të zgjasin deri në fillim të gushtit. Në periudha të tilla duhet të pimë sa më shumë lëngje dhe shumë prej nesh mendojnë se një ose disa birra mund të jenë ilaçi më i mirë për të zbutur efektet e temperaturave ekstreme.

Megjithatë, konsumimi i alkoolit mund të jetë i dëmshëm nëse qëllimi është të mbajmë trupin të hidratuar. Shumë prej nesh, mund të kërkojnë “ngushëllim” te një akullore për t’u freskuar në ditët e nxehta, por pak e dinë se kjo mund t’ju bëjë të nxeheni më shumë. 

Më shumë