Që nuk keni ngrënë ndonjëherë akullore me shije rrushi për këtë nuk kemi dyshim, por e keni pyetur veten se pse?!

Marisa Karabeci
30/07/2022

Sa herë shkoni në një dyqan akulloresh, ju shihni shumëllojshmëri shijesh. Ka vetëm një shije që mungon gjithmonë: rrushi. Pse mund të gjesh lehtësisht luleshtrydhe, mjedër, qershi ose mente, por jo akullore rrushi? Pse është kaq e vështirë? Nuk është e pamundur të bësh akullore me rrush, por është e vështirë për ta bërë këtë, sepse rrushi përmban 81% ujë. Në sasi të vogla, prodhuesit e akullores mund të menaxhojnë në mënyrë efektive konsistencën e rrushit, duke bërë akullore të shijshme, por në sasi më të mëdha, procesi bëhet më i vështirë dhe për këtë arsye i shtrenjtë.

Për më tepër, konsumatorët në përgjithësi duan copa frutash të vërteta në ëmbëlsira. Ngrijeni një rrush dhe do të përfundoni me një kub akulli. Kjo është arsyeja e vërtetë pse s’mund të gjeni. Ndoshta, nëse rrushi do të ishte futur në akullore shumë kohë më parë, njerëzit do të kishin oreks për të tani. Rrushi nuk është gjëja e parë që vjen ndërmend kur mendojmë për një akullore. Njerëzit kanë tendencën të mos duan të provojnë diçka që nuk e njohin dhe nuk e kanë provuar më parë. Pra, akullorja me rrush nuk do të jetë kurrë e famshme!

Ndërkaq, shumë prej nesh, mund të kërkojnë “ngushëllim” te një akullore për t’u freskuar në ditët e nxehta, por pak e dinë se kjo mund t’ju bëjë të nxeheni më shumë. Tara Marchello, një dietologe në Sistemin Shëndetësor të Universitetit të Kansas, për ‘New York Post’ tha se:

Nuk do t’i thoja askujt që të mos hante akullore në verë. Kjo do të ishte thjesht e gabuar. Është e këndshme. Ju jep një ndjesi të menjëhershme freskie në gojë. Por më pas fillon tretja. Edhe kur hamë diçka me kalori, qoftë akullore apo ushqim në përgjithësi, duhet punë që trupi ynë të “djegë” yndyrnat, proteinat dhe sheqernat. Ka të bëjë me efektin termik të tretjes dhe përthithjes së substancave. Edhe kur tretemi, kjo krijon energji dhe nxehtësi. Prandaj, temperatura e trupit tonë mund të rritet.

Më shumë