Nëse nuk doni të prekeni nga skleroza eliminoni kategorikisht këto ushqime!

Marisa Karabeci
02/08/2022

Një studim i ri thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme për të pasur një shëndet sa më të mirë mendor, veçanërisht kur plakemi. Në revistën shkencore “Neurology” është vëzhguar lidhja midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe rrezikut të zhvillimit të problemeve të trurit, si skleroza. Studimi ka treguar se nëse një person zëvendëson 10% të konsumit ditor të ushqimeve ultra të përpunuara me ushqime të tjera si fruta të freskëta, perime, bishtajore, qumësht ose mish, rreziku i sklerozës ulet deri në 19%.

Hulumtimi është kryer duke përdorur të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 72.000 pjesëmarrës. Ndjekja zgjati mesatarisht 10 vjet dhe në atë kohë, kishte pyetësorë që detajonin se çfarë kishin ngrënë dhe pirë çdo ditë pjesëmarrësit në studim, gjë që i lejoi studiuesit të llogarisnin dietën që ndiqnin. Duke llogaritur edhe faktorët e rrezikut që ndikojnë në sklerozë si mosha, gjinia, historia familjare apo sëmundjet kardiovaskulare, ata arritën në përfundimin se për çdo 10% rritje të konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara, rreziku për të vuajtur nga demenca rritet me 25%.

Përdorimi i dietës ketogjenike, që është strategjia ushqyese e bazuar në reduktimin e karbohidrateve. Ajo e “detyron” trupin të prodhojë në mënyrë autonome glukozë dhe të rrisë konsumin e yndyrave që përmbahen në indin dhjamor. Për rrjedhojë, është duke dhënë rezultate “shumë premtuese” për trajtimin e migrenës dhe sklerozës së shumëfishtë në 50 pacientët e regjistruar në Klinikën Neurologjike të Universitetit të Udines.

Kjo u bë e ditur nga studiuesit e së njëjtës klinikë në një konferencë në Udine për të festuar 30-vjetorin e strukturës mjekësore që është pjesë e Autoritetit Shëndetësor të Universitetit të ”Friuli Centrale”. Rikujtojmë, se Tanush Çaushi ishte në moshë studentore kur ndjeu se me gjymtyrët e tij të poshtëm kishte diçka që nuk funksiononte. Në fillim një djegie muskulore, më pas dhimbje dhe deri tek nisja e vështirësisë në të ecur, ishin episode që ndodhën shumë shpejt në jetën e tij. Pa e kuptuar, ai ishte i prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja kishte përzgjedhur gjymtyrët lëvizës për të goditur.

Më shumë