Mënyra e duhur për të pastruar jastëkun tuaj…

Anja Dervishi
03/08/2022

Shumë njerëz nuk i lajnë jastëkët e tyre. E kuptojmë, jeni të zënë me shumë punë dhe fundja nuk e shihni se sa të ndotur janë pasi janë të mbuluar me një këllëf jastëku sipër tyre. Por ka kaq shumë arsye që duhet ta bëni atë një prioritet pasi jastëkët mund të mbajnë baktere nga djersa, pështyma dhe pluhuri.

Për disa persona, lavatriçet e tyre janë thjesht shumë të vogla për të vendosur jastëkun. Por ekspertja e pastrimit në “My Job Quote”, Sarah Dempsey, zbuloi se si t’i pastroni ato pa përdorur një makinë larëse. Nëse jastëkët tuaj janë zverdhur ose janë kthyer në kafe nga moslarja e tyre, është mirë t’i hidhni dhe të filloni të blini të rinj. Por nëse mendoni se jastëkët tuaj mund të ‘shpëtohen’, atëherë Sara shpjegoi:

Nëse keni nevojë të pastroni një jastëk, gjëja më e mirë që mund të bëni është të filloni duke shkundur të gjitha papastërtitë dhe pluhurin. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për të hequr të gjithë pluhurin, përdorni një fshesë me korrent për t’i kaluar mbi to ose varini jashtë në një ditë me erë të ngrohtë derisa pluhuri të zhduket. Më pas mund të vazhdoni me pastrimin e jastëkut duke përdorur një leckë të lagur dhe një sasi të vogël detergjenti të butë mbi të. Detergjenti do të vrasë çdo mikrob në jastëk. Nëse ka ndonjë njollë të fortë, mund t’ju duhet të përdorni forcë. Por mos e fërkoni shumë fort pasi kjo mund të dëmtojë jastëkun.

Më pas ajo shtoi:

Më pas duhet ta vendosni diku në një hapësirë ​​të hapur në mënyrë që të thahet në ajër. Kjo mund të marrë pak kohë në varësi të sasisë së ujit që keni përdorur gjatë procesit të pastrimit. Pasi të pastrohet dhe thahet, duhet të bëni përpjekje për të mbrojtur jastëkun tuaj duke përdorur një mbrojtës jastëku ose duke përdorur dy këllëf në vend të një.

Më shumë