A është e gabuar heqja e dhëmballëve të pjekurisë?!

Marisa Karabeci
06/08/2022

Mosha pas të 20-ave, është mesatarisht mosha kur fillojnë dhe dalin dhëmballët e pjekurisë. Për janë të shpeshta rastet kur dentistët na këshillojmë që t’i heqim. A është vërtet e nevojshme t’i heqim dhëmballët e pjekurisë? Fillimisht, këto janë disa shenja që tregojnë se nuk duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:

1.Nëse janë të shëndetshëm.

2.Nëse janë rritur plotësisht.

3.Nëse janë shfaqur në një zonë të duhur dhe nuk pengojnë në funksionimin normal të dhëmbëve të tjerë.

4.Nëse janë të lehtë për t’i pastruar gjatë higjienës ditore orale.

Rastet kur mund të merrni në konsideratë heqjen e tyre:

1.Kur dhëmbët e pjekurisë nuk janë rritur pjesërisht. Vështirësitë që shfaqen me higjienën e tyre dhe si rezultat i kësaj, një akumulim i madh i baktereve mund të shpie drejt sëmundjeve të ndryshme orale.

2.Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për t’u shfaqur dhëmbi, pra rritja e tij rrezikon dëmtimin e dhëmbit afër tij.

3.Nëse ndjeni dhimbje në zonën ku shfaqet.

4.Nëse mishi afër është i infektuar.

Ndërkaq, larja e dhëmbëve është një nga zakonet bazë më të rëndësishme të higjienës. Ekspertët rekomandojnë larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, njëherë pas zgjimit dhe njëherë para se të shkoni në shtrat. Gjithashtu përgjithësisht besohet se nuk duhet të hamë apo pimë asgjë para se të lajmë dhëmbët në mëngjes. Megjithatë, a e dini se pirja e ujit para se të lani dhëmbët mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj? Ne po ju përmendim në këtë link përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit përpara se të lani dhëmbët në mëngjes.

Më shumë