Gjërat që duhet të bëni gjysmën e dytë të muajit gusht!

Marisa Karabeci
15/08/2022

Nëse keni në plan për të kryer një sërë aktivitetesh shikoni listën e mëposhtme për gjysmën e dytë të muajit gusht. Këto data janë bazuar në lëvizjet e Hënës, ndaj edhe është mirë t’i merrni parasysh nëse do të keni projekte gjatë gjysmës së dytë të muajit. Cilët janë ditët më të mira, duke pasur parasysh pozicionin e Hënës përreth 12 shenjave? Marrëdhëniet planetare mund të jenë të ndryshme në ditë të ndryshme, kështu që ndiqini këto data.

15-16 Gusht/Bli një kafshë shtëpie.

17 Gusht/Ndalo cigaren, nis një dietë nëse do të biesh nga pesha, mbill lule, bëj turshi. Është një ditë e mirë edhe nëse dëshironi të keni një fëmijë së shpejti.

18 Gusht/Pastro barërat e këqija, krasit për të dekurajuar rritjen.

19-20 Gusht/Ditë të mira për të marrë një kafshë të re, si edhe për të bërë një vizitë te kardiologu.

21 Gusht/Depilohu!

26-27 Gusht/Mbill bimë të reja.

29 Gusht/Jepi fund një projekti.

30-31 Gusht/Kujdesu për një vizitë te dentisti.

Nga ana shpirtërore, rikujtojmë se hënat e plota janë kohë perfekte për të lidhur skajet e lirshme dhe për të çliruar çdo gjë që nuk ju shërben më, si zakonet e këqija, situatat dhe grupet e miqve toksikë. Duke qenë se kjo hënë është një superhënë, emocionet e ruajtura thellë, ka të ngjarë të theksohen.

Për disa shenja të zodiakut, rreshtimi i këtij muaji do të nxisë emocione ekzistenciale. A do të dërgojë energjia rebele e kësaj hëne tronditëse në botën tuaj? Lexoni për të zbuluar nëse jeni një nga shenjat e zodiakut më të prekura nga hëna e plotë e muajit gusht…

Më shumë