Ushqimet që bëjnë mrekulli për qerpikët tuaj!

Marisa Karabeci
16/08/2022

Mes qindra mënyrash për të rritur qerpikët, më të sigurta, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta janë ato që mund të bëhen në kushte shtëpie. E dini sa rëndësi kanë ushqimet që konsumoni në rritjen e shpejtë të qerpikëve?! Shihni listën më poshtë dhe mos shpenzoni më kohë.

1- Vezët

Janë të pasura me proteina. Flokët dhe qerpikët janë të përbëra nga keratina dhe ushqimet e pasura me proteina ndihmojnë trupin të marrë nivelin e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratinën. Kjo do të bëjë që flokët dhe qerpikët tuaj të bëhen më të gjatë.

2- Salmoni

I pasur me vitamina D, B dhe Omega 3 ndihmon në rritjen e qerpikëve.

3- Arrat

Ndihmon qerpikët të mos këputen dhe i nxit ato të rriten më shpejt.

4. Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C dhe ju s’duhet t’i anashkaloni në asnjë vakt sepse janë një e mirë e madhe edhe për qerpikët tuaj.

5. Kërpudhat

Ndihmojnë në mirë-qarkullimin e gjakut dhe në prodhimin e keratinës. Perfekte për qerpikët!

6-Fasulet

Përmbajnë vitaminë H dhe acid folik, të cilat do t’i bëjnë qerpikët të ngjajnë më të trashë, më të plotë dhe më të fortë.

Ndërkaq, një nga aksesorët e domosdoshëm për vajzat është edhe përdorimi i maskarës për të pasur qerpikë në formë perfekte. Qerpikët e kthyer tregojnë një pamje ndryshe dhe sy më të mëdhenj. Nëse jeni në nxitim apo kur udhëtoni nuk keni pasur mundësi të merrni çantën tuaj të make-up-it përsëri ka metoda që të rregulloni pamjen e fytyrës.

Më shumë