Një arsye më shumë për ta konsumuar birrën, por jo për ju çuna…

Anja Dervishi
17/08/2022

Ajeni adhurues i birrës? Nga sot, nëse jeni grua, mund t’ju pëlqejë edhe më shumë. Po, sepse me sa duket bima e hopit, një përbërës themelor për këtë pije, përmban një substancë që konsiderohet si një nga fitoestrogjenët më të fuqishëm të njohur dhe është efektive në zbutjen e çrregullimeve të menopauzës dhe paramenopauzës.

Jo vetëm kaq, studimet shkencore kanë treguar se nëse hopi ka një efekt anafrodiziak tek meshkujt, ul dëshirën seksuale, tek femrat duket se ka efektin e kundërt, pra një efekt afrodiziak. Përtej këtij kurioziteti interesant, vetitë e bimës së hopit janë të njohura që në lashtësi. Është një ilaç natyral që përdoret si relaksues për të luftuar ankthin dhe pagjumësinë, por edhe si tretës.

Jo vetëm kaq, duket se hopi është gjithashtu i dobishëm për lëkurën dhe është i dobishëm në zbutjen e çrregullimeve të menopauzës. Hopi përdoret për veprimin e tij të hidhur-tonik, gjë që e bën atë një aleat të vlefshëm në format e gastritit nervor, duke luftuar dhimbjet e stomakut. Kjo bimë stimulon oreksin dhe sekrecionet gastrike.

Pra, është efektiv në rastet e ankthit nervor, për qetësimin e gjendjeve të stresit, nervozizmit dhe ankthit. Përgatitjet e hopit janë efektive edhe kundër çrregullimeve të gjumit. Lëkura gjithashtu përfiton prej saj. Pluhuri i hopit ka një efekt shërues, i dobishëm për trajtimin e plagëve.

Për më tepër, për vetitë e tij elastike, pastruese dhe kundër kruajtjes, hopi është një ilaç i shkëlqyer kundër plagëve, dermatitit dhe lëkurës së varur. Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah aftësinë e hopit për të penguar përhapjen e qelizave kancerogjene, duke nxitur vdekjen e tyre dhe duke kufizuar zonën e veprimit të tumorit.

Hopi, apo Humulus Lupulus, është një bimë barishtore shumëvjeçare që i përket familjes së Cannabaceae, së cilës i përket edhe Kanabisi. Kjo bimë rritet spontanisht përgjatë gardheve dhe në skajet e pyjeve deri në 1500 metra mbi nivelin e detit në Europë, Amerikën e Veriut dhe Azi. Është një bimë dioetike, që do të thotë ka ekzemplarë si meshkuj ashtu edhe femra.

Më shumë