Këto ushqime të pasura me vitaminën B duhet t’i konsumoni më shpesh!

Silvia Tabaku
25/08/2022

Vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë. Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen.

Mungesa e vitaminës B ka simptoma të qarta, ku shpesh shoqërohet me lodhje, dhimbje muskulore dhe mungesë oreksi. Për të zgjidhur këtë problem, mjafton që të përmirësohet regjimi ushqimor, duke futur në dietën e përditshme ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë B. Më poshtë gjeni një listë prej tyre:

Veza

Përmban të gjithë llojet e vitaminave të grupit B, dhe luan një rol të rëndësishëm, në metabilizimin e yndyrës, proteinave dhe karbohidrateve.

Qumështi

Njëlloj si veza, qumështi përmban të gjitha vitaminat e grupit B, në mënyrë të veçantë B12, e cila favorizon krijimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Frutat e thata

Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të pasura me vitaminën B3, një substancë e domosdoshme për lëkurën, lufton lodhjen dhe problemet me tretjen.

Peshku

Thuajse të gjithë peshqit janë të pasur me vitaminë B6. Bëhet fjalë për një vitaminë, e cila përmirëson prodhimin e serotoninës, një hormon i rëndësishëm për përmirësimin e humorit.

Lulelakra, brokoli dhe spinaqi

Të gjitha jeshillëqet, janë të pasura me vitaminë B1, e cila ndihmon në ruajtjen e sistemit nervor, duke favorizuar përqendrimin.

Majaja e birrës

E pasur me vitaminë B3, majaja e birrës, është shumë e rëndësishme për të pasur një lëkurë të shëndetshme, por edhe për të përmirësuar funksionimin e aparatit tretës.

Bishtajat

Të gjitha bishtajat, por në veçanti bizelet, përmbajnë vitaminë B9. Kjo vitaminë, e njohur ndryshe si acidi folik, luan rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të fetusit në shtatzëni.

Më shumë