Me siguri ju ka ndodhur që t’ju derdhet ndonjëherë kafja në rrobat tuaja apo në mobiliet e shtëpisë dhe sa nervozë mund të jeni berë. Sidomos më pas e marrim me mend se sa të vështirë e keni pasur për të pastruar njollat që kafja ka lënë pas.
Por tani nuk keni pse të shqetësoheni më për këtë. Madje edhe nëse ju ndodh kjo gjë, ekziston mënyra me të cilën do ta zgjidhni këtë problem sa më lehtë. E gjitha që ju nevojitet është qumështi.
Sipërfaqen në të cilën është njolla njomeni me pak qumësht të ftohtë dhe pasi të qëndrojë gjysmë ore, shpëlajeni atë me ujë të ftohtë. Pastaj futeni në lavatriçe dhe lajeni në proces normal.
Nëse njolla nuk është zhdukur tërësisht, duhet patjetër që të përdorni qumësht të ftohtë. Në rast të kundërt, qumështi i ngrohtë do të bëjë më shumë dëm se sa dobi.
Nga ana tjetër, kur është fjala për mobiliet, njollën pastrojeni në të njëjtën mënyrë. Natyrisht, pas këtij veprimi, tekstilin fshijeni me leckë të cilën më parë e keni njomur në detergjent.