Ka shumë gjëra për për të cilat shqetësohesh kur është fjala për takimin e parë. Do më pëlqejë ai? Çfarë do të vesh? Çfarë do të ha? Është me të vërtetë stresuese. Për t’i bërë disa gjëra më të thjeshta, ka diçka edhe për ushqimin që nuk duhet ta porositësh asnjëherë në takimin e parë.
Sipas ekspertes ndërkombëtare të etikës, Jacqueline Whitmore, çdo gjë që përmban salcë të kuqe është “e ndaluar”. Ajo përmend edhe disa emra ushqimesh të tjera që duhen shmangur, por ato që përmbajnë salcë të kuqe janë vendosur në krye të listës me një arsye të fortë.
Salca e kuqe është e çrregullt. Ajo mund të përhapet në buzë, por edhe në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë edhe rrobat. Sikur të mos mjaftonte stresi i takimit të parë, kurseji vetes edhe një super problem tjetër duke mos porositur një pjatë me salcë të kuqe. Kështu do të kesh një problem më pak.
Ekspertët e marrëdhënieve dashurore bien dakord se sekreti i një marrëdhënieje afatgjatë është komunikimi i hapur dhe i sinqertë. Por një sondazh i vitit 2021 i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se ushqimi që hanë një çift në takimin e tyre të parë mund të përcaktojë nëse lidhja e tyre përfundon apo jo në divorc. Bazuar në këtë studim, ne ju sjellim një listë të llojeve të kuzhinës nga të cilat duhet të shmangni në takimin tuaj të parë.