Guruja Sadhguru ka një këshillë për ata që ngatërrojnë jetën me mënyrën e jetesës!

Marisa Karabeci
05/09/2022

64-vjeçari Jagadish “Jaggi” Vasudev, përkatësisht Sadhguru, ka filluar aktivitetin e tij në Indi para dyzet vjetësh dhe që atëherë ka fituar shumë ndjekës në gjithë botën. Shumica i drejtohen si udhërrëfyes nëpërmjet spiritualitetit, meditimit dhe “mistikës”. Ndër ndjekësit e njohur janë aktori Will Smith dhe Tom Brady.

Ai thotë që ekziston dallimi midis jetës dhe mënyrës së jetesës dhe se jeta është e rëndësishme, ndërsa mënyra e jetesës jo.

Nëse përzieni jetën dhe mënyrën e jetesës, gjithmonë do të vuani, sepse dikush tjetër do të ketë mënyrë më të mirë jetese, më luksoze dhe më ekstravagante dhe ju për këtë shkak do të mendoni që jeni njeri më i vogël se ata, gjë që nuk është ashtu.

Ai shton se shumica i përziejnë këto dy kuptime, ndërsa është e rëndësishme të kuptojmë që mënyra e jetesës mund të ndryshojë në çdo moment dhe që ndonjëherë nuk është fare nën kontrollin tonë. Guruja indiane thotë se:

Pa marrë parasysh çfarë rroba veshim dhe sa para kemi, është me rëndësi të jemi të gëzueshëm, sepse jeta është gjëja më e vlefshme të cilën e posedojmë. Asgjë në gjithësi nuk ka kuptim, kështu që jeta duhet shijohet si moment gëzimi, dashurie dhe jo të kërkohet kuptimi, sepse ajo mund të çojë deri në pikëllim.

Për veten guruja thotë që kurrë nuk kërkon kuptim dhe se për këtë vazhdimisht ndihet i lumtur.

Më shumë