Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio themeluesja e “Luga e Argjendtë”, Dhurata Thanasi për të na folur më shumë rreth mënyrës se si të ruajmë ushqimet. Si mund t’i ruajmë ushqimet për të siguruar jetëgjatësinë e tyre? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, cilat janë disa metoda ku ne të ruajmë jetëgjatësinë e produkteve ushqimore?
Frutat kanë një proces, sepse kanë sheqer, fruktozën, një enzimë që ndikon në transformimin e tyre. Sidomos në kushte shtëpie duhet të jenë në ballkone larg diellit por e mira është ndarja e tyre nga fruti në frut, pra të ketë një lloj hapësire. Vendosja shtrirë horizontal dhe mos presin njëra-tjetrën. Ndarja krijon jetëgjatësinë e frutit. Kur fillojnë humbin fortësinë e tyre mund t’i presim dhe të krijojmë një sallatë frutash, duke i ruajtur në frigorifer e duke shtrydhur pak limon. Agrumet janë shumë të mira për të ruajtur frutin nga oksidimi i tyre. Perimet është mirë t’i ruajmë me vaj ulliri, vendosja e tyre në vaj ulliri dhe më pas vajin e ullirit e ripërdorim në sallat. E ruajmë perimin e prerë në copa në disa javë, jo në kushte frigoriferi dhe më pas e përdorim për ndonjë gatim.
Ruajtja natyrale e disa prej ushqimeve, zahiretë siç i themi ne ndryshe, sa të këshillueshme janë?
Është art më vete. Shumëkush kërkon ta bëjë por shpesh qëllon që perimet apo frutat myken ose prishen. Është periudha e ruajtjes së frutave që janë tejpjekur. Kemi fiqtë, kumbullat, frutat e gushtit dhe për mos t’i hedhur një pjesë e popullit e bëjnë komposto, reçel, i thajnë. Kemi kumbullat e thata, mollët e thata, fiqtë e thata. Krijimi i zahiretëve me perime si specat, domatet, kanë një procedure të veçantë, e gjithë gama e perimeve në përgjithësi. Ruajtja e tyre të bëhet nëpër kavanoza xhami sepse në plastikë humbet shija dhe ndikon keq në shëndetin tonë.