“Tirana International Film Festival 2022” po afron!

Silvia Tabaku
06/09/2022

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë është ngjarja më e rëndësishme kinematografike që zhvillohet në Shqipëri. Jo vetëm sepse është më i vjetri dhe më me përvojë, por edhe për numrin më të madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programin e pasur, zbulimet magjepsëse dhe premierat e tregut më të rëndësishëm të filmave kinematografikë sot në botë.

Jemi shumë të gëzuar që Tirana International Film Festival është përzgjedhur si një nga 29 festivalet më të mira evropiane të filmit, përfshirë Berlinin, Kanën, Venecian, Lokarno-n dhe të tjerë, për të nominuar filmin më të mirë evropian të shkurtër për Çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit.

Pas kualifikimit për çmimin Oscars Academy® në 2018, kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë TIFF në vitin e saj të 20-të dhe një çmim i merituar për përpjekjen e jashtëzakonshme të bërë gjatë këtyre viteve sfiduese por të suksesshme.

Eksperienca e pasur që disponon stafi i Institutit të Filmit Tirana mundëson organizimin e suksesshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Tirana në edicionin e tij të 20-të që do të mbahet në datat 24 – 30 shtator 2022.

Për më shumë informacion kliko më poshtë:

info@tiranafilmfest.com | www.tiranafilmfest.com | facebook.com/TiranaFilmFest | instagram.com/tiranafilmfest | twitter@TiranaFilmFest  | youtube.com/user/TiranaFilmFestival1 | vimeo.com/ tiranafilmfest | linkedin.com/ company/1796049/admin/

Më shumë