Hudhra është një përbërës i zakonshëm në kuzhinë. Aq shumë receta nga kuzhinat e gjithë botës fillojnë me fërgimin e hudhrës në vaj, por mjafton vetëm aroma dhe ushqimi të marrë një shije tjetër. Me fillimin e ditëve të ftohta fillon edhe sezoni i hudhrës. Mund të jetë pjesë e shumë gjellëve, prandaj është mirë ta mbajmë në kuzhinë në çdo moment. Si të ruhet hudhra? Para së gjithash, me rastin e blerjes së hudhrës, kushtojini kujdes që thelpinjtë e saj të jenë të fortë.
Nëse hudhra është e butë, do të thotë që shpejt do të kalbet. Kokat e hudhrës ruajini në vend të ftohtë dhe të thatë me qarkullim të mjaftueshëm të ajrit. Mos e fusni në frigorifer, përveçse nëse nuk planifikoni ta përdorni në afat prej disa ditësh. Ruani vetëm thelpinj të paqëruar me pjesën e mbetur të kokës së hudhrës. Në rast se keni vënë re që hudhra po mbin, patjetër pritni të gjithë pipat e gjelbër, vetëm atëherë mund ta përdorni.
Ndonëse nuk janë të dëmshëm, këta pipa mund të kenë një shije të hidhur. Meqenëse lëvorja ndikon si lyerje mbrojtëse, thelpi i qëruar i hudhrës do të kalbet më shpejt se ai i paqëruar. Ruajeni në një enë hermetikisht të mbyllur, në frigorifer. Në këtë gjendje afati i qëndrueshmërisë është deri në tri ditë. Dhe po, hudhra mund të ngrihet! Duke qenë se është një ushqim që përdoret shpesh, është mirë që ta ruajmë. Hudhrën mund ta ngrini në çdo formë, të tërën, të qëruar dhe të grirë.
Ne kemi folur vazhdimisht për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gjellërave e recetave të ndryshme. Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke patur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.