Ky qytet në Holandë do të ndalojë reklamat e mishit!

Marisa Karabeci
07/09/2022

Qyteti i Haarlem në Holandë ka vendosur të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të ushqimit në klimë. Mocioni i hartuar nga GroenLinks, një parti politike e gjelbër, është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit dhe disa aktivistë që deklarojnë se mbyt lirinë e fjalës. OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë, përfshirë metanin.

“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që ndikojnë për keq në të,” tha për gazetën Trouw Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin. Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar pa kosto për mjedisin do të përfshihet në ndalimin e reklamave. Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e Partisë Sfida Demokristiane.

Rikujtojmë, se shkencëtarët në Universitetin e Osakas, në Japoni, po përdorin printera tre dimensionalë për të krijuar atë që shpresojnë se do të shërbejë si një alternativë për biftekun e famshëm wagyu. “Nëse do të jemi në gjendje të prodhojmë shumë mish nga vetëm disa qeliza, ekziston mundësia që të jemi në gjendje t’i përgjigjemi mungesës së ushqimit dhe proteinave në të ardhmen”, thotë Michiya Matsusaki, profesor në Universitetin e Osakas. Mishi i prodhuar në laborator deri më tani ka qenë në copëza të vogla, por studiuesit synojnë tashmë, të replikojnë strukturën e veçantë të mishit wagyu, që e dallon nga llojet e tjera të mishit të viçit.

Më shumë