Çfarë duhet të keni parasysh kur ai t’ju prezantojë me familjen e tij…

Marisa Karabeci
08/09/2022

Nëse jeni prej vitesh në një lidhje dashurore e dinë mjaft mirë se momenti kur duhet të prezantoheni me familjen e tij është padyshim momenti më i sikletshëm. Me siguri mendoni se si do të dukeni në sytë e prindërve të tij dhe kryesorja nëse do ju shohin si kandidaten e duhur për nusen e djalit të tyre. Por, si të lini një përshtypje të mirë te familja e tij? Këshillohet që biseda të mbahet e lehtë, më mirë nëse shoqërohet me një buzëqeshje. Pasi të kalojmë sikletin fillestar, të futemi pak më shumë në thelbin e situatës. Vëzhgimi i dinamikës familjare midis tij dhe pjesës tjetër të familjes mund të jetë një burim i vlefshëm informacioni për jetën tuaj të ardhshme në çift.

Nëse ai është i kujdesshëm dhe i dashur ndaj nënës së tij, ka shumë mundësi që ai të jetë i shëndetshëm edhe në lidhjen që ka me ju. Të vëzhgosh sesi i dashuri yt lidhet me anëtarët e familjes, çfarë e përfshin atë dhe çfarë e acaron, janë detaje për t’u vëzhguar dhe mbajtur parasysh, sepse ato mund t’ju ndihmojnë, një ditë, të kuptoni më mirë sjelljen dhe reagimet e tij.

Ndërkaq, duhet pasur parasysh se ndikimi i familjes në nivel psikologjik varet nga shkalla e emancipimit psikik individual të arritur nga personi, në aspektin e pjekurisë, autonomisë dhe pavarësisë. Konflikti do të jetë thuajse i pashmangshëm nëse njëri prej dy partnerëve është më i lidhur dhe i ndikuar nga familja e origjinës, ndërsa tjetri është i shkëputur prej saj, ndoshta do të jetojë vetëm dhe do të realizohet profesionalisht. Prandaj, për hir të suksesit të një marrëdhënieje, është e dëshirueshme që dy protagonistët të kenë arritur të njëjtin nivel autonomie dhe pavarësie nga familja dhe kështu të fillojnë të krijojnë një të tyren, nën kujdesin më të mirë.

Ndonjëherë, të kesh një lidhje të ngushtë me vjehrrën mund të jetë e ndërlikuar. Ekspertët thonë se 3 nga 4 çifte hasen në grindje me to kështu që ju mund të konsideroheni një nga të paktët nëse nuk e bëni këtë. Njihuni me disa këshilla për të fituar zemrën e vjehrrës suaj bazuar në sugjerimet e specialistëve.

Më shumë