Luftojnë një sërë sëmundjesh, përzieni këta përbërës dhe do të na falënderoni!

Marisa Karabeci
08/09/2022

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojnë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë të marrë lëndët e duhura. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi dhe një gjë e tillë, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike. Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E.

Receta natyrale e cila i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij është pikërisht kjo: Përbërësit janë një vezë, mundësisht fshati, 1 kilogramë limonë; 1 kilogramë mjaltë; një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur. Lajeni vezën me kujdes dhe ashtu siç është me gjithë lëvozhgë vendoseni në mikser deri sa të bëhet pluhur. Vendoseni vezën në një enë. Hidhni sipër saj lëngun e limonëve të shtrydhur. Veza duhet mbuluar plotësisht nga lëngu i limonëve. Mbulojeni enën me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Ena duhet të qëndrojë në errësirë sa më gjatë. Prisni derisa copëzat dhe pluhuri i lëvores së vezës të jetë shkrirë plotësisht. Kjo kurë e ka të domosdoshme lëvoren e vezës sepse ajo përmban shumë kalçium që është i domosdoshëm për organizmin. Pasi lëvorja e vezës të jetë shkrirë, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë me një lugë druri. Më pas shtoni arrat dhe përziejeni sërish. Merrni nga një lugë gjelle çdo mëngjes me stomak bosh derisa sasia të përfundojë.

Ndërkaq, ilaçi tradicional popullor arab, i cili besohet se rinovon trupin, ka vetëm tre përbërës që tashmë i keni në shtëpi. Kjo pije pihet dy herë në vit dhe nevojiten 100 ml lëng limoni, 200 gram mjaltë, 50 ml vaj ulliri. Përzijini të gjithë përbërësit dhe merrni një lugë çaji tri herë në ditë me stomakun bosh, 15 deri në 20 minuta para vaktit. Mund ta konsumoni sërish pas gjashtë muajsh. 

Më shumë