Ky artikull është për ju që jeni të fiksuar të hani thonjtë!

Marisa Karabeci
10/09/2022

Ai hani shpesh thonjtë?! Sipas specialistëve, ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur për arsye se për shumicën e njerëzve, ngrënia e thonjve është një reagim nervozizmi ndaj situatave të caktuara apo pasojë e diçkaje që ata e bëjnë në mërzitje e sipër. Të gjithë ata që e vuajnë, luftojnë shumë për ta zhdukur. Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve. Fillo me disa analiza!

Mendo se sa herë i ke futur duart e palara në gojë për të ngrënë thonjtë. Kjo të bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit. Po kështu, me këtë veprim shtohen infeksionet, shtuar edhe rastet kur nga thonjtë del edhe gjak, rreziku është edhe më i madh. Fillo vetëm me njërin thua. Kalo disa ditë duke ngrënë vetëm njërin dhe do të vëresh se sa shumë ndryshim ka nga të gjithë thonjtë e tjerë. Duke krahasuar, me kalimin e kohës mund të ndërgjegjësohesh për veprimin.

Përdor një manikyr xhel, sepse është shumë i fortë për t’u prishur lehtësisht. Ai në të njëjtën kohë do të të ndihmojë për t’i pasur thonjtë më të fortë. Nëse i ha thonjtë sa herë ndihesh e stresuar, atëherë gjej mënyra të tjera për të larguar stresin. Mbaji gjithmonë thonjtë të shkurtër në mënyrë që të eliminosh sa më shumë vesin për të kafshuar. Shkaku kryesor i ngrënies së thonjve është nervozizmi, por mund të jetë edhe një problem psikologjik, ndaj nëse është kështu, atëherë duhet të konsultohesh me një specialist.

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit. Është me rëndësi të pini ujë dhe të konsumoni proteina dhe perime. Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat B posaçërisht biotina pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Më shumë