Për të pasur një hekur të pastër sikur sapo e keni blerë ju duhet vetëm ky përbërës!

Marisa Karabeci
15/09/2022

Të gjithë zonjat e shtëpisë e dinë mirë se një hekur i pistë dhe i bllokuar mund të shkaktojë një “mal” me probleme sidomos nëse keni për të hekurosur shumë rroba. Për të pastruar hekurin nga jashtë bëj një përzierje me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë uji, përhape këtë pastë në pllakën e hekurit dhe mund ta lini kështu nja dy minuta. Pastaj e pastroni me nje pecetë të lagur dhe nëse është e nevojshme përdorni edhe shkopat e veshëve për të pastruar vrimat ku del avulli.

Për të pastruar hekurin nga brenda pasi e keni boshatisur depozitën e hekurit nga uji i mbetur hidhi brenda një përzierje me 3/4 uji dhe 1/4 uthull molle. Gradoje në maksimum, avulli të jetë duke çliruar dhe ndërkohë mund të hekurosësh një pecetë kuzhine që të dalin nga vrimat papastërtitë apo gurëzat e vogla që kanë zënë përbrenda. Pas disa minutash gjatë nxjerrjes së avullit do të shohim mbetjet qe do të lëshojë hekuri mbi pecetë. Por edhe ndërkohë që ftohet duhet lënë ashtu me pllakën poshtë që të vazhdojë të nxjerri gurëzat.

Ndërkaq, shumë njerëz kanë përdorur uthull të bardhë, një produkt natyral pastrimi, për detyra të ndryshme pastrimi nëpër shtëpi, por ekspertët paralajmërojnë se mund të dëmtojë disa sende shtëpiake. Ekspertët e pastrimit nga Who paralajmërojnë se megjithëse mund të jetë një produkt i shkëlqyer pastrimi, natyra e tij acidike mund të dëmtojë disa materiale. Ata kanë zbuluar katër vendet rreth shtëpisë që duhet të shmangni përdorimin e produktit të pastrimit.

Më shumë