Zyrtarisht në sezonin ku flokët bien me “grushta”, ushqimet që duhet të konsumoni për ta parandaluar këtë!
Sigurisht, çdo grua dhe çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të shëndetshëm por jo gjithmonë është në dorën tonë që ato të duken përherë të kuruara e më shkëlqim. Ka sezone kur flokët tanë bien dhe nuk duken edhe aq mirë sa ne do të donim. Por ekzistojnë disa ushqime të cilat nëse i konsumoni është e sigurt që do të keni flokun që gjithmonë keni ëndërruar.
Spinaqi është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve. Farat e kungullit janë një burim i mirë i zinkut, një element që ka për qëllim të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
Avokado është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Patatja e ëmbël është një burim i mirë i biotinës ose vitaminës B7. Ky produkt i bën flokët më të shëndetshme dhe më të dendura. Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të ushqimit të përditshëm. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.
Periudha e vjeshtës përfaqëson një moment delikat në të cilin rënia e flokëve arrin majat më të larta të vitit. Shkaqet nuk lidhen me ulje-ngritjet e temperaturës dhe as nuk janë pasojë e zakoneve të këqija të verës, siç besohet shpesh. Ndërkaq, nëse nuk e dini, edhe obeziteti lidhet me rënien e flokëve. Kjo sipas një studimi të publikuar në “Nature”. Një dietë me yndyrë të lartë, bllokon rigjenerimin e folikulave të flokëve dhe shkakton humbjen e tyre.