Me ndryshimin e stinës, organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me angazhimet ditore. Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit.
Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë. Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Përveç suplementëve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.
Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C. Për rrjedhojë është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj të ftohurës dhe gripit. Ajo i pengon këto probleme por kur njeriu sëmuret, vitamina C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin. Përveç suplementëve, vitaminën C e gjeni tek majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.
Temperatura e jashtme luan gjithashtu një rol të fortë tek humori. Magnezi është i domosdoshëm sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak. Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm. Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si suplement rregullisht.
Ndërkaq, perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij. Por, si me çdo ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurrencë me njëra tjetrën. Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin. Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju.