Mos dëgjoni të tjerët, këto produkte nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrën tuaj!
Tendenca për të përdorur në lëkurë produkte sa më natyrale, është gjithnjë në rritje. Mirëpo, ka disa produkte të cilat nuk duhen vendosur kurrsesi në fytyrë. Majoneza është e pranishme në shumë maska për flokë, sepse i hidraton ato por mos guxoni ta përdorni në flokët tuaj. Ajo përmban shumë acid dhe mbyll poret e lëkurës duke mos e lejuar të marrë frymë. Vetëm për shkak se deodoranti iu mbron nga djersitja, kjo nuk do të thotë që me deodorant mund të spërkatet edhe fytyra juaj sepse si pasojë do t’ju shkatërrojë dhe grimin.
Shampot nga ana tjetër nuk janë të bërë për molekulat e ndjeshme të lëkurës tuaj dhe nëse fytyrën e pastroni me shampon e flokëve, do të përfundoni me një fytyrë të thatë. Vetëm për shkak që përmbajnë fjalën serum në përmbajtje, kjo nuk do të thotë se është i njëjti lloj serumi që lëkura jote mund ta përballojë. Plus, një pjesë e madhe e tyre përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës tuaj. Mund të keni dëgjuar që llaku për flokë ndihmon që grimi juaj të qëndrojë sa më gjatë dhe në gjendje të mirë, por ai përmban alkool që do ta thante tonin e lëkurës suaj.
Përveç kësaj ai përmban substanca kimike që mund ta irritojnë lëkurën dhe ta skuqë atë. Ndërkaq, kremi për lëkurën e trupit, nuk duhet të përdoret për lëkurën e fytyrës, sepse zakonisht janë më të trashë dhe përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën atë. Ju duhet gjithmonë të përdorni diçka të butë dhe delikate për fytyrën.
Kremrat për këmbë kanë shumë përbërës, janë të trashë dhe shumë ngjitës për lëkurën e fytyrës dhe kanë shumë kimikate. Ndërkaq, ju mund ta aplikoni uthullën në fytyrë si tonifikues, por më mirë është që të përdorni tonifikues që ka përmbajtjen e duhur për fytyrën tuaj. Uthulla me kalimin e kohës e humbet ujin dhe bëhet edhe më e fortë dhe nëse e përdorni në fytyrë mund ta irritoj shumë.
Rikujtojmë, se pasi miliarderja Kylie Jenner tha se përdor ‘Nivea Men’s Post Shave’ si bazë make up-i dhe ‘aftershave’ një pyetje interesante u shtua në rrjet: ‘Duhet të përdorin gratë aftershave?’ Termi “aftershave” zakonisht nënkupton një produkt që përdoret për burrat dhe në marketet mund të gjendet gjerësisht për ta, ndaj edhe gratë në përgjithësi nuk u referohen kremrave “aftershave” në përditshmërinë e tyre dhe aq më tepër të dinë mënyrën e përdorimit.