Mblidhuni të gjithë këtu! Brad Pitt ka disa këshilla bukurie për të gjithë ju, mos i kushtoni vëmendje po të doni!
Aktori hollivudian Brad Pitt së fundmi ka lançuar linjën e përkujdesit ndaj lëkurës, La Domaine dhe në një intervistë për Vogue, ai ka rrëfyer disa sekrete dhe këshilla. Mes tyre, Pitt ndau 5 top këshillat e bukurisë, që janë si më poshtë.
1. Marka e tij e re kujdesit ndaj lëkurës, Le Domaine.
2. Stili i jetës, të jesh i rrethuar nga miqtë dhe familja.
3. Të jesh vazhdimisht kreativ.
4. Të ushqehesh shëndetshëm dhe të jesh aktiv.
5. Të heqësh fiksimet.
Ndërkaq, rikujtojmë se në një intervistë të re për “Vogue” ylli hollivudian është pyetur se cilin konsideron meshkullin më të pashëm në botë. Pitt u përgjigj se:
Personi i parë që do të mendoja është Paul Newman. Ai u rrit me hijeshi dhe siç thuhet, ai ishte vërtet një njeri i veçantë, bujar dhe i vërtetë.
Nëse nuk e dinit, 58-vjeçari ka një listë të aktorëve me të cilët nuk do të punonte më. Të paktën kështu është shprehur ylli i filmit “Bullet Train”, Aaron Taylor-Johnson. Ai thuhet se mban shënime për aktorët që i do dhe ata me të cilët nuk dëshiron të jetë sërish në xhirime. Ndërkaq, beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe ish-bashkëshortit të saj në lidhje me kantinën e verës vazhdon ende.
Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër Pitt duke pretenduar se ai dhe një grup miqsh nisën një fushatë për të “marrë kontrollin” e kantinës franceze që ata blenë si çift “në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë” dhe për të “siguruar që Jolie nuk do të shihte kurrë asnjë monedhë nga fitimet e saj.