Është e rrezikshme, mos e praktikoni më këtë mënyrë kur thani rrobat!

Marisa Karabeci
24/09/2022

Gjatë ditëve të ngrohta dhe me diell, rrobat që kemi larë thahen brenda një kohe më të shkurtër, në mënyrë natyrale. Megjithatë, kur vjen i ftohti, tharja e rrobave kthehet në një problem pasi kërkon pak kohë. Për këtë arsye, ne u drejtohemi teknikave të tharjes me kalorifer. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo është shumë e rrezikshme. Nuk është mirë për disa arsye.

Së pari, rrit konsumin e energjisë dhe së dyti mund të krijojë myk, të krijojë lagështi dhe madje mund të shkaktojë zjarr. Mbulimi i kaloriferit me një leckë të lagur mund të shkaktojë krijimin e kondensimit të padëshiruar, duke çuar në lagështirë ose myk. Mbulimi i radiatorëve bllokon qarkullimin e duhur të ajrit dhe shtëpia juaj do të marrë shumë më shumë kohë për t’u ngrohur, duke rritur konsumin.

Ndërkaq, rikujtojmë se sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se sa dobi. Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit të lavatriçes dhe për këtë arsye rrobat dalin me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje. Nëse pyesni se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në makinën larëse para se ta aktivizoni, ne po ju tregojmë përgjigjen e duhur. 

Mjafton të vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe për të vënë re një efekt të mahnitshëm te rrobat tuaja. Kemi shkruar shumë herë për truket që lehtësojnë jetën e përditshme. Shumica nuk janë të panjohura, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përdoreshin nga nënat dhe gjyshet tona. Një e tillë është shtimi i një gjetheje dafine gjatë larjes së rrobave.

Më shumë