Ky është gabimi që bëjmë më shpesh lidhur me kujdesin oral!

Anja Dervishi
24/09/2022

Higjiena orale është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Një nga elementët thelbësorë të përkujdesjes së higjienës orale është sigurisht furça e dhëmbëve, për të cilën shumë pak njerëz dinë ta ruajnë mirë.

Pas përdorimit të saj, një pjesë e mirë e njerëzve, përkujdesen duke e futur furçën brenda kapakut të saj, por në të vërtetë, kjo është një mënyrë e gabuar. Sipas studimeve të bëra, përdorimi i një kapaku për të futur furçën e dhëmbëve, nuk e mbron këtë të fundit, por krijon një mjedis për rritjen e baktereve që kërkojnë lagështi.

E mira është që pas përdorimit, furça të lihet në një ambient të hapur dhe në pozicion vertikal, në mënyrë që të thahet. Për më tepër, mos i lini furçat ngjitur me furçat e tjera, pasi ka rrezik që bakteret të transferohen nga njëra furçë në tjetrën. Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, furça e dhëmbëve nuk duhet të qëndrojë në tualet, për shkak të baktereve që mund të mblidhen rreth rubinetit.

Më shumë