Thuajini ‘Jo’ dietave drastike, për të humbur peshë mjafton të kombinoni ananasin me këtë lloj erëze!
Nëse nuk e dinit ananasi është i pasur me lëndë ushqyese dhe për shkak të efektit diuretik dhe kalorive të pakta që përmban, mund të jetë pjesë e një diete për humbje peshe. Zakonisht konsumohet i papërpunuar ose në formë lëngu. Kanella është përdorur në mjekësinë kineze për më shumë se 400 vjet dhe ka shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien.
Për shkak të shijes dhe aromës së tij intensive, mund të shtohet në një mori recetash. Kombinimi i ananasit dhe kanellës në kuadrin e një diete të ekuilibruar ofron rezultate të mahnitshme për ata që duan të humbin peshë pa rrezikuar shëndetin e tyre.
Nga pamja e jashtme nuk është mes frutave më tërheqëse por sapo heq lëkurën e fortë, gjen një thesar mirësie dhe ushqyes të çmuar. Ananasi me tulin e tij të verdhë e të ëmbël ka shumë veti shëndetësore dhe ka mjaft përdorime në kuzhinë. Mjaft i mirë kur konsumohet në mënyrë natyrale, por është perfekt edhe si lëng në sallatë. Aleat i mirë për të humbur peshë pasi favorizon ndjesinë e ngopjes me pak kalori, përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, një antiinflamator natyral dhe ndihmon në luftën ndaj celulitit dhe hidratimin.
Në fakt sot ka mjaft mënyra që mund të na ndihmojnë për të përmirësuar efektet e dietës për të humbur peshë me mjaft lehtësi. Sigurisht nuk bëhet fjalë për kura “mrekullibërëse” dhe disa receta mund të rezultojnë të dobishme për të aktivizuar metabolizmin. Lëngjet me pak kalori janë të shumta dhe një prej tyre për të rënë në peshë është dhe ajo me ananas dhe selino. Kombinimi i vetive të tyre mund tju japin një pije të shëndetshme dhe të lehtë, që të ndihmon si një aleat për të rënë në peshë me lehtësinë më të madhe.