Ju ‘lezeton’ të shtriheni në krevat menjëherë sapo keni ngrënë?! Epo, ka disa gjëra që duhet t’i dini!

Marisa Karabeci
26/09/2022

Me siguri ju ‘lezeton’ ai gjumi që bëni pasi keni konsumuar drekën, apo jo? Në fakt, shumë mjekë këshillojnë që këtë të mos e bëni, pasi mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj. Sipas tyre, ka një shans që ushqimi që sapo keni konsumuar të kthehet në fyt së bashku me pak acid në stomak. Nëse kjo ndodh, mund të shfaqen simptoma të urthit, mund të ndjeni një ndjesi djegieje në gjoks dhe fyt, të keni shije të thartë në gojë dhe mund të shfaqen të vjella.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Applied Psychology, Nutrition and Metabolism”, gjithashtu tregoi rezultate interesante. Sipas tij, pozicioni i trupit gjatë ngrënies ndikon në tretje, më saktë në përthithjen e lëndëve ushqyese. Studiuesit kanë arritur në zbulimin se ngrënia e ushqimit në një pozicion të shtrirë nxit zbrazjen e stomakut dhe përmirëson përthithjen e lëndëve ushqyese, aminoacidet.

Si rregull, është më mirë të uleni ose të ecni për të paktën 30 minuta pas ngrënies. Përveç kësaj, është e rëndësishme të keni kujdes kur konsumoni darkë, në mënyrë që të mos shkoni në shtrat me stomakun plot. Kjo është arsyeja pse vakti i fundit i ditës duhet të jetë të paktën dy orë para se të flini dhe do të ishte më mirë të bënit një shëtitje të shkurtër pas darkës.

Ndërkaq, me ndryshimin e stinës, organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me angazhimet ditore. Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit. Përveç suplementëve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.

Më shumë