Ky artikull është për ju që hani rregullisht pas orës 9 të mbrëmjes!

Marisa Karabeci
26/09/2022

Mënyra e jetesës dhe dieta jonë luajnë një rol kyç kur bëhet fjalë për uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit. Sipas një studimi të kryer nga studiues nga Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë, njerëzit që hanë rregullisht pas orës 9 të mbrëmjes janë më të rrezikuar nga kanceri. Nëse ora biologjike e trupit tuaj funksionon siç duhet, nga ora 21:00 e tutje, trupi juaj duhet të përgatitet ngadalë për pushim në vend që të bëhet më aktiv, gjë që mund të ndodhë pas ngrënies.

Studimi shqyrtoi 621 raste të kancerit të prostatës dhe 1205 raste të kancerit të gjirit dhe studioi 872 burra dhe 1321 gra që nuk kishin punuar kurrë në turnin e natës. Ata u pyetën për kohën kur hanë dhe flenë. Njerëzit që thanë se shkonin në shtrat dy ose më shumë orë pas darkës kishin 20% më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe prostatës. Megjithatë, kur ata hanin vonë, rreziku i zhvillimit të kancerit rritej në 25%. Manolis Kogevinas, autori kryesor i studimit tha se:

Studimi ynë arriti në përfundimin se respektimi i modeleve ditore të dietës lidhet me një rrezik më të ulët të kancerit. Këto gjetje nxjerrin në pah rëndësinë e vlerësimit të kohës në studimet e të ushqyerit dhe kancerit.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar pse koha e të ngrënit ndikon në rrezikun e zhvillimit të kancerit, disa prova sugjerojnë se mund të jetë për shkak të modeleve të ndërprera të gjumit. Me siguri ju ‘lezeton’ ai gjumi që bëni pasi keni konsumuar drekën, apo jo? Në fakt, shumë mjekë këshillojnë që këtë të mos e bëni, pasi mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj. Sipas tyre, ka një shans që ushqimi që sapo keni konsumuar të kthehet në fyt së bashku me pak acid në stomak. 

Më shumë