‘Fytyra’ e re e markës italiane të të brendshmeve, Intimissimi është super ylli Jennifer Lopez!

Marisa Karabeci
29/09/2022

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez po i shton karrierës së saj një tjetër arritje. Ajo do të jetë fytyra e re e linjës Intimissimi. 53-vjeçarja është bërë ambasadorja më e fundit globale e kompanisë. Kjo u bë e ditur së fundmi nga drejtuesit e Intimissimi, të cilët shpresojnë se Jennifer mund të ndihmojë në zgjerimin e markës në SHBA, ku përparimi i saj u ngadalësua nga pandemia COVID-19.

Marcello Veronesi, menaxheri i përgjithshëm i grupit, duke shpjeguar se ata kanë një plan ambicioz rritjeje që është ngadalësuar gjatë viteve të fundit, pas pandemisë së koronavirusit tha ndër të tjera se:

Me dy vitet e fundit për shkak të pandemisë ne ngadalësuam zgjerimin tonë, por … ne po shikojmë drejt vitit të ardhshëm.

Një nga përfaqësueset e tyre të fundit e emrave të mëdhenj ishte veterinerja e ‘Sex And The City’, Sarah Jessica Parker. Intimissimi e cila është e specializuar në të brendshme, jelek dhe pizhame ende sheh mundësi masive rritjeje në SHBA. Rikujtojmë, se të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mesa duket para martesës përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në lidhje me tradhtitë.

Sipas burimeve për të shmangur çdo pabesi, çifti ka nënshkruar një kontratë ku në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas. Ky lajm vjen pasi në media u raportua se Jennifer dhe Ben po shkojnë drejt divorcit. Së fundmi, burime pranë çiftit kanë raportuar se ata kanë filluar të ketë probleme me humorin e aktorit. Sipas burimeve kjo po e bën Jennifer-in të ndihet e pasigurt dhe të ketë frikë se mos Affleck po lodhet prej saj.

Më shumë