Me ardhjen e vjeshtës duhet të dini edhe si mund të argëtoheni me fëmijët tuaj…

Marisa Karabeci
29/09/2022

Vjeshta është një stinë e përshtatshme për të bërë aktivitete familjare jashtë shtëpisë. Merreni familjen dhe nisuni për një aventurë në malin më të afërt ose në një vend ku ofrohet mundësia për të bërë ngjitje në grup. Sa më shumë njerëz të bëheni, aq më interesante aventura. Loja me gjethet mund të jetë po aq kreative sa lojërat e tjera. Ju mund të mblidhni gjethe së bashku. Mund të ndaheni në skuadra dhe të bëni një garë se kush mbledh më shumë gjethe. Aktiviteti bëhet më i bukur nëse keni shtëpi private ose nëse dilni dhe mblidhni gjethe të shumëllojshme në pyll.

Nëse keni kopsht, mund të mbillni lule ose bimë të tjera. Në të kundërt, mund të mbillni bimë në vazo të vogla dhe t’i mbani në ballkon. Mund ta merrni familjen në një fermë pranë zonës ku banoni dhe të provoni shijet e ushqimeve bio. Nëse pranë jush nuk ndodhet ndonjë fermë, mund të vizitoni markatën e ushqimeve bio dhe të përjetoni një përvojë të ngjashme.

Të gjithë bashkë, ju mund të bëni një garë ose të bëheni pjesë e garave të vrapimit që zhvillohen në lagjen ose qytetin tuaj. Natyrisht, ju mund t’i shtoni listës shumë nga aktivitetet tuaja të preferuara. Kryesorja është që të argëtoheni në natyrë së bashku me fëmijët. Kështu ndihmoni veten tuaj për t’u ndjerë më mirë me trup dhe mendje, por më kryesorja, ndihmoni fëmijët tuaj. Në natyrë, fëmijët do të eksplorojnë dhe do të mësojnë gjëra që nuk munden t’i mësojnë asnjëherë duke qëndruar brenda.

Më shumë