Pija perfekte pas ushtrimeve, qumësht me çokollatë!

Marisa Karabeci
05/10/2022

Qumështi me çokollatë, zgjidhja e duhur nëse doni të rifreskoni trupin pas ushtrimeve. Studimet në Teksas kanë analizuar një grup të sportistëve të cilët pas ushtrimeve në vend të suplementeve kanë përdorur vetëm qumësht me çokollatë dhe zbuluan se muskujt e tyre ishin më të theksuar dhe në një formë më të mirë se sa ata që kishin përdorur suplemente. Të gjithë ne djersitemi gjatë ushtrimeve, gjë që shkakton humbjen e elektroliteve, kripërave përgjegjëse për funksionimin normal të organizmit.

Rezulton se qumështi i kompenson kripërat e humbura sepse dy elektrolitet më të rëndësishme, natriumi dhe kaliumi, fshihen në qumësht. Për shkak se qumështi mbahet më gjatë në trup se sa lëngjet e tjera, trupi ka më shumë kohë për t’i absorbuar këto elektrolite. Gjithashtu është e mirë edhe për përmirësimin e rritjes së masës muskulore. Studimet kanë treguar se pirja e qumështit pas ushtrimeve rrit sintezën e muskujve gjë që rezulton në rritjen e qelizave të muskujve.

Qumështi me çokollatë është një pije e përkryer dhe për shkak të përqindjes së karbohidrateve dhe proteinave që përmban, të cilat i mundësojnë trupit të shërohet më shpejt dhe në mënyrë më efektive pas ushtrimeve duke e vënë atë në gjendje të shkëlqyer deri në ushtrimin e ardhshëm. Studimet kanë treguar se qumështi me çokollatë përmban sasi dyfish më të madhe të karbohidrateve se qumështi i rregullt dhe pijet sportive, gjë që e përshpejton shërimin dhe rritjen e muskujve.

Krahasuar me pijet e tjera sportive të cilat zakonisht pihen pas ushtrimeve, qumështi me çokollatë përmban më shumë kalcium dhe vitaminë D. Kalciumi mbështet sistemin nervor dhe është i lidhur me lirimin e hormoneve ndërsa vitamina D është e rëndësishme për rregullimin e mineraleve të tjera në trup.

Vetëm një gotë qumësht me çokollatë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kalciumit dhe një të tretën e vitaminës D. Ndërkaq, gjithmonë në familjet tonë ekziston një debat i vazhdueshëm kur konsmumojmë qumësht se cili është më i shëndetshmi, ai i dhisë apo ai i lopës. Edhe pse të dyja kanë ngjashmëri, ata janë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj.

Më shumë