Të gjithë prindërit në botë mundohen ta ushqejnë fëmijën në mënyrën më të mirë e të shëndetshme, mirëpo ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e njeriut siç janë aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, përkujdesja e të tjera. Disa nga ushqimet që ndikojnë pozitivisht në gjatësinë e fëmijës suaj janë vezët. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave.
Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12. Produktet e qumështit si djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave. Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre.
Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave. Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave. Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.
Papritmas fëmija juaj nuk e konsumon më pjatën e tij të preferuar?! Mos u shqetësoni dhe mos u dëshpëroni, ky është një rast shumë i zakonshëm në fazën e zhvillimit të një fëmije dhe është krejtësisht normale. Agata Ashindu, eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, zbuloi disa nga arsyet e mundshme për këtë situatë dhe këshilloi prindërit se si të merren me të.
Gjatë kësaj periudhe, fëmijët bëhen më të pavarur, ecin, mësojnë të flasin dhe zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë, ndaj duan të sillen në përputhje me këto rrethana. Ndonjëherë nuk do të duan as të hapin gojën, do të largohen nga tavolina, do të protestojnë, do të hedhin ushqimet që hanin dikur.