Një dietë proteinike pa karbohidrate?! Aspak e rekomandueshme nga dietologët!

Marisa Karabeci
13/10/2022

Nuk rekomandohet një dietë proteinike pa karbohidrate të mjaftueshme, pavarësisht se proteinat janë një përbërës i rëndësishëm i çdo qelize dhe trupi ka nevojë për to për prodhimin e enzimave, hormoneve dhe substancave të tjera. Marrja e më shumë proteinave dhe shumë pak karbohidrate çon në ndryshime të mëdha në metabolizëm, sepse ato nuk depozitohen dhe për këtë arsye nuk pompohen sipas nevojës.

Sasitë optimale ditore të proteinave janë të ndryshme për kategori të ndryshme njerëzish. Adoleshentët dhe meshkujt aktivë mund të plotësojnë nevojat e tyre nga tri porcione me gjithsej 200g ushqim proteinik. Dy porcione me gjithsej 140g janë të mjaftueshme për fëmijët nga dy deri në gjashtë-vjeç dhe për disa të moshuar.

Fëmijët më të rritur, adoleshentët, gratë jashtëzakonisht aktive dhe shumica e burrave, duhet të marrin dy porcione në ditë me gjithsej 170g. Nutricionistët theksojnë se kushdo që porosit një biftek në një restorant, i cili zakonisht peshon rreth 300g, fut në organizëm shumë proteina dhe një sasi më të madhe të yndyrave të ngopura, janë në rrezik më të madh të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti etj.

Ndërkaq, dietat drastike mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme dhe përkeqësim të përgjithshëm të shëndetit, kjo sipas dietologes Amy Goodson. Ajo ka theksuar dy shenja kryesore të cilat tregojnë që duhet të ndërprisni dietën. Sinjali kryesor i cili sugjeron që është koha të hiqni dorë nga dieta dhe të kaloni në ushqim më të balancuar, është rritja e nivelit të kolesterinës, ka thënë Goodson. Ky problem mund të shfaqet për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të artikujve me përmbajtje të ulët të karbohidrateve, me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe proteinave.

Më shumë