Për një tru sa më të shëndetshëm duhet të konsumoni këtë vitaminë!

Marisa Karabeci
17/10/2022

Vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë. Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen.

Ndërkaq, autorja e librit “This is your brain on food”, Dr.Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trurin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm. Mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit shprehet se:

Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik. 

Vitaminat B ndihmojnë trupin të marrë energji nga ushqimi që hamë. Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionin e mirë të imunitetit, si dhe mbështesin procese të tjera të rëndësishme në trup. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që mund të humbasin në ujin e gatimit dhe nëse merren me tepricë, eliminohen me anë të urinimit.

Vitaminat B mund të merren nga peshku, pula, viçi, vezët dhe produktet e qumështit. Edhe perimet me gjethe jeshile apo fasulet kanë gjithashtu këto lloj vitaminash. Por, Dr.Naidoo rekomandon që të mos hamë vetëm një lloj ushqimi:

Mos hani vetëm fasule ose vetëm perime me gjethe jeshile, sepse atëherë do të humbni shtatë vitaminat e tjera B.

Më shumë