Nuk duhet t’i besoni më këtyre miteve që “qarkullojnë” kudo për kancerin e gjirit!

Marisa Karabeci
19/10/2022

Jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet. Kanceri i gjirit është një nga tre llojet më të zakonshëm të kancerit që shfaqet te gratë dhe çdo vit 2 milionë gra në botë në botë diagnostikohen me këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 ka pasur 684,996 vdekje nga kanceri i gjirit në nivel global.

Në vitin 2022, mendohet se 43,250 gra dhe 530 burra do të vdesin nga kanceri i gjirit. Ekzistojnë shumë keqinformime që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit dhe faktorët e rrezikut, prandaj sigurohuni që t’i dini të paktën këto dy të vërteta. Veshja e reçipetave mund të shkaktojë kancer të gjirit?

Veshja e reçipetave të ngushta me tel apo edhe e çdo lloji tjetër reçipetash nuk shkakton kancer. Edhe pse disa pretendojnë se veshja e rrobave të ngushta ndikon negativisht në procesin e kullimit të limfës në indet e gjirit, nuk ka asnjë bazë biologjike që i lidh të dyja këto dhe as ndonjë provë shkencore që e vërteton.

Ju mund të vini re shenja të kuqe në lëkurë nga shtrëngimi i reçipetave të ngushta, por ajo duhet të zhduket pas disa minutash. Përdorimi i deodorantit mund të shkaktojë kancer të gjirit? Ka pasur shumë ide të fiksuara rreth aluminit që ka në përbërje deodoranti vitet e fundit, gjë që buronte nga pretendimet se kimikatet në deodorantët dhe antidjersët depërtonin në lëkurë dhe parandalonin tërësisht që toksinat të dilnin nga trupi.

Sidoqoftë, eksperimentet kanë treguar që kimikate të tilla formojnë vetëm “priza” të përkohshme brenda kanalit të djersës që ndalojnë ose ngadalësojnë rrjedhën e djersës, por më vonë derdhen me derdhjen natyrore të qelizave të lëkurës. As shoqëritë amerikane ose kanadeze të kancerit, as studimi i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndonjë organ tjetër i besueshëm shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë provë të saktë që lidh deodorantët me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit. E vetmja gjë paralajmëruese për aluminin në deodorante është se mund të shkaktojë acarim tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Më shumë