Janë simbol i vetë vjeshtës, për adhuruesit e gështenjave ne ju tregojmë si t’i piqni që të jenë të shijshme!

Marisa Karabeci
21/10/2022

Gështenjat janë simbol i vetë vjeshtës dhe kanë shumë vlera të dobishme. Njëherë e një kohë kanë qënë ushqim i të varfërve, por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura, të thata apo dhe marmalatë. Kush i konsumon është i sigurtë për diçka, gështenjat na japin mjaft substanca të vlefshme që janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke patur parasysh se nuk ka fare gluten.

Por nuk mbaron këtu, vlerat e saj janë të nevojshme dhe në komzetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Përshembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë.

A doni të dini si t’i piqni gështenjat që të jenë shumë të shijshme? Pasi t’i blini, hiqni kokrrat që mund të kenë ndonjë vrimë. Ngroheni furrën në 220°. Një furrë e nxehtë është çelësi për ndarjen e gështenjave nga lëkura e tyre. Për t’i pjekur në mënyrë të njëtrajtshme, është e rëndësishme të prisni pak koren, por me kujdes. Bëni një vijë të hollë në mes të kokrrave, jo shumë të gjatë dhe të thellë.

Vendosni gështenjat në një enë dhe i shpëlani mirë me ujë. Më pas vendosini në një tigan me ujë të ftohtë. Sapo uji të fillojë të vlojë, hiqni gështenjat dhe vendosini në një enë pjekjeje të cekët. Ky gatim i shpejtë do të krijojë mjedisin perfekt për zierjen me avull sapo të futen në furrën e nxehtë. Piqni në furrë për rreth 15-20 minuta, por kjo kohë mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së gështenjave. Pasi të keni pjekur në mënyrë perfekte, hiqni ato nga furra dhe mbështillini me një peshqir kuzhine të pastër. Lërini gështenjat e mbështjellura në leckë për rreth 10-15 minuta.

Më shumë