Dhimbjet e shpinës po bëhen të padurueshme?! Thuajini ‘JO’ ilaçeve, njihuni me këshillën e mjekëve kinezë!

Marisa Karabeci
22/10/2022

Hernia diskale, shiatiku, osteoporoza dhe dhimbjet e tjera të shpinës mund të eliminohen me ndihmën e ushtrimeve fizike. Nëse vuani nga dhimbjet e shtyllës kurrizore, dëgjoni këshillën e mjekëve të mjekësisë kineze, të cilët konstatojnë që personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe osteoporozës nuk duhet të orientohen drejt medikamenteve por tek ushtrimet fizike.

Qëllimi është largimi i dhimbjes, në mënyrë që të mos vuajë trupi. Dhembja mund të eliminohet vetëm me ushtrime. Disa nga ushtrimet që mund të provoni janë:

1. Shtrirja e shtyllës kurrizore

Uluni drejt dhe shtrihuni para. Ky ushtrim do t’ju lirojë nga dhimbjet, si në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore ashtu edhe në pjesën e sipërme.

2. Ushtrime pranë murit

Ky ushtrim zbut dhimbjen e kokës, tensionin në shpatulla dhe qafë. U rekomandohet atyre që vuajnë nga marramendja. Shtrihuni me shpinë, ndërsa këmbët mbështetini në mur. Duart mbajini në stomak. Mbyllni sytë, merrni frymë dhe përpiquni të largoni të gjitha mendimet e panevojshme. Pesë minuta në këtë pozicion zbusin tensionin e muskujve të shpinës dhe qafës.

3. Pozicioni i qenit

Qëndroni këmbadoras, shtylla kurrizore të jetë paralel me dyshemenë. Fillimisht merrni frymë dhe kokën ngrijeni lart. Më pas nxirrni frymën ndërsa lëvizni kokën poshtë dhe tërhiqni barkun brenda. Përsëriteni këtë 10 herë.

4. Shtrirja

Ky ushtrim ju ndihmon nëse keni dhimbje stomaku dhe dispepsi. Uluni në dysheme dhe drejtoni këmbët. Përkulni këmbën e majtë mbi të djathtën, më pas shtrihuni në të majtë. Duke u mbështetur në krah. Bëni të njëjtën gjë në anën e djathtë. Qëndroni në pozë për rreth 30 sekonda.

5. Poza flutur

Redukton dhimbjen në ije, lehtëson tensionin në këmbë dhe gjunjë. Uluni në dysheme, drejtoni shpinën. Mblidhni këmbët tuaja dhe tërhiqini ato drejt jush. Qëndroni në këtë pozicion për rreth 2 minuta.

Rikujtojmë, se OBSH ka paralajmëruar se gati 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve nga mungesa e aktivitetit fizik. Situata në Gjermani është veçanërisht dramatike. Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca, gati 500 milionë njerëz në mbarë botën pritet të preken nga këto dhe sëmundje të tjera në vitet 2020-2030. Rekomandohen të paktën dy orë e gjysmë stërvitje në javë. Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të rriturit duhet të angazhohen në të paktën 150 minuta aktivitet fizik, ose dy orë e gjysmë në javë.

Më shumë