Kungulli, një “aleat” i vërtetë bukurie!

Marisa Karabeci
26/10/2022

Përveç se në gatim kungujt mund të përdoren edhe për të luftuar rrudhat. Kungulli, shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina është një aleat bukurie. Mjafton të zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator. Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë. Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm. Farat e kungullit janë një minierë natyrale me zink, shumë me rëndësi për lëkurën.

Një grusht me fara kungulli në ditë janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar aknet. Nëse nuk e dini për flokë të thatë, kungulli bën mrekulli. Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj argan. Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta. Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.

Pak pika të vajit esencial të përftuar nga farat e kungullit dhe thuajini lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin. Ndërkaq, nëse keni lëkurë të thatë përzini gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi. Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh. Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Më shumë