‘Mjerë’ ju që nuk i konsumoni, ja se çfarë na tregon studimi më i fundit për bajamet!
Bajamet janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Rezulton se janë të mira gjithashtu edhe për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen së fundmi nga studiuesit e ‘King’s College’.
Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve. Autori kryesor, profesor Kevin Whelan tha se:
Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është përmes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati. Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar.
Për studimin, ekipi rekrutoi 87 të rritur të shëndetshëm, të cilët tashmë po hanin më pak se sasia e rekomanduar e fibrave dietike dhe që konsumonin ushqime tipike jo të shëndetshme. Për katër javë, një e treta e grupit i ndryshuan ushqimet e tyre në 56 gram bajame të plota në ditë, një e treta e dytë në 56 gram bajame të bluara në ditë dhe e treta e fundit në ‘muffins’. Prandaj, studiuesit zbuluan se butirati ishte dukshëm më i lartë tek ata që hanë bajame, në krahasim me ata që konsumuan muffins.
Autorët theksuan se:
Testimi tregoi se ngrënia e bajameve të plota dhe të bluara përmirësoi dietën e njerëzve, duke pasur konsum më të lartë të acideve yndyrore të ngopura, fibrave, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme në krahasim me grupin e kontrollit.