Rëndësia e fibrave në ushqim, mësoni sa duhet të konsumoni në ditë!

Marisa Karabeci
01/11/2022

Fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Ato janë të lidhura me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e shumta kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, tretja e ushqimit dhe obeziteti. Kjo në masë të madhe i përshkruhet mënyrës në të cilën fibrat përkrahin bakteret e dobishme të zorrëve tuaja, të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve, posaçërisht në Perëndim, hanë vetëm rreth gjysmën e fibrave minimale të rekomanduara ose rreth 15 gramë në ditë. Ka dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme. Që të dyja këto janë të rëndësishme për shëndetin dhe veprojnë në mënyra të ndryshme në sistemin e tretjes.

Fibrat e tretshme treten në ujë, ndihmojnë në uljen e nivelit të ngritur të kolesterinës dhe përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak. Fibrat e patretshme nuk treten në ujë dhe qëndrojnë kryesisht të paprekura derisa udhëtojnë nëpër sistemin tuaj të tretjes. Janë të mira për zvogëlimin e kapsllëkut. Fibrat gjenden natyrshëm në ushqimet bimore, duke përfshirë frutat, perimet, drithërat, arrat, farat dhe bishtajore.

Ka më shumë fibra në ushqimet me drithëra të plota, të tilla si makaronat dhe buka me grurë të plotë, sesa në versionet e bardha dhe të rafinuara të këtyre produkteve. Përveç kësaj, ju merrni më shumë fibra duke ngrënë fruta dhe perime të plota sesa duke pirë lëngje të bëra prej tyre. Sugjerimet e përgjithshme për marrje të fibrave janë 25 gramë në ditë për gratë e rritura dhe 38 gramë në ditë për meshkujt e rritur.

Te personat e moshës mbi 50-vjeçare ndryshon në 21 gramë dhe 30 gramë në ditë. Në këtë kohë që ne po jetojmë është shumë e pranueshme që të kemi stres, faktorët që mund të ndikojnë mund të jenë të panumërt. Por gjithmonë pavarësisht situatave mundohemi që të gjejmë një mënyrë që ta kalojmë çdo gjë me sukses. Një mënyrë efektive është edhe konsumimi i disa produkteve ushqimore që gjatë periudhave kur ndiheni të stresuar, nën presion apo shumë të lodhur.

Më shumë