Të mira të mira por vetëm nëse nuk e teproni, kini kujdes me marrjen e tepërt të vitaminës D!

Marisa Karabeci
01/11/2022

Nutricionistët vazhdimisht rekomandojnë ushqime me vitamina, duke premtuar që do të forcojnë imunitetin dhe do të kenë më shumë energji. Mjekët theksojnë që marrja e tepërt e vitaminës D gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të shkaktojë grumbullim të tepërt të kalciumit në trup gjë që mund të dobësojë kockat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën. Nëse tejkaloni kufirin e sipërm të vitaminës D, mund të keni të përziera, të vjella, dobësi të muskujve dhe humbje të oreksit.

Një pasojë e rrezikshme është një rritje e presionit të gjakut që kalon pa u vënë re për një kohë të gjatë. Dhimbjet më të forta mund të shkaktohen nga një gur në veshka që shfaqet si rezultat i kalciumit të lartë. Kur vitamina D merret në trup nëpërmjet ushqimit ose e marrim nga ekspozimi në diell, trupi rregullon natyrshëm sasinë e saj. Megjithatë, suplementet mund të japin edhe doza toksike. Prandaj, monitoroni rregullisht nivelin e kësaj vitamine, duke përdorur një analizë laboratorike të gjakut dhe mos merrni suplemente pa u konsultuar me mjekun.

Me ndryshimin e stinës, organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me angazhimet ditore. Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë. Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Përveç suplementëve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.

Ndërkaq, rikujtojmë se edhe vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë. Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen.

Më shumë