Provoni t’i vendosni bajamet në ujë gjatë natës dhe më pas t’i konsumoni, do të na falënderoni!

Marisa Karabeci
09/11/2022

Bajamet janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Rezulton se janë të mira gjithashtu edhe për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen së fundmi nga studiuesit e ‘King’s College’.

Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve. 

Ndërkaq, është e rëndësishme t’i lini të njomur në ujë gjatë natës. Ka disa arsye pse njomja e bajameve në ujë gjatë natës është e mirë, nga shija deri tek rritja e vlerave ushqyese. Bajamet e njomura janë shumë më të shijshme se ato të thata, gjë që do t’i vini re nëse i provoni pasi të kenë qëndruar në ujë për vetëm 20 minuta. Arsyeja kryesore qëndron në faktin se kjo praktikë zvogëlon sasinë e polifenoleve dhe acideve në lëvozhgën e bajames, gjë që mund të zvogëlojë përthithjen e disa lëndëve ushqyese.

Personat veçanërisht të ndjeshëm mund të kenë edhe probleme me zorrët për shkak të marrjes së sasive të mëdha të polifenoleve, të cilat gjenden ndër të tjera në çaj. Nga bajamet e lagura, trupi do t’i thithë më mirë të gjitha lëndët ushqyese dhe ato do të jenë më të tretshme se zakonisht. Përveç kësaj, pasi të njomen, bajamet fillojnë të mbijnë, gjë që rrit ndjeshëm sasinë e tyre të lëndëve ushqyese.

Bajamet mund t’i mbani në ujë për 20 minuta ose disa orë, por 24 orë është më e mira. Vendosni afërsisht 250 gramë bajame në një kavanoz qelqi me kapak dhe mbulojeni me ujë të ngrohtë. Pas 12 orësh ndërroni ujin dhe lërini në kavanoz edhe për 12 orë të tjera. Mund ta ruani kavanozin në frigorifer. Gjithashtu këshillohet që të shtoni një deri në dy lugë çaji kripë pas ndërrimit të ujit.

Më shumë