Pas kafesë së parë në mëngjes jeni të xhindosur?! Mësojeni se përse ndodh kjo dhe ‘gishtin kokës’!
Kafeja e parë e mëngjesit me stomakun bosh, ka efekte të padëshiruara në shëndetin tuaj. Olivia Hedland, terapiste ushqyese funksionale, tha për ‘British Metro’ se kafeina mund të shkaktojë probleme me zorrët, por edhe me hormonet. Sipas saj, kafeja është acidike, e cila nëse pihet me stomakun bosh, mund të shkaktojë që trupi juaj të kalojë në një gjendje stresi të lartë.
Përpara filxhanit të parë të kafesë, ajo sugjeron të hani vezë, qumësht të papërpunuar, manaferra ose disa fruta të ziera, duke përfshirë mollët, dardhat ose manaferrat. Të gjitha këto mund të zvogëlojnë efektet në stomakun tuaj. Ndërkaq, ajo thotë:
Nëse fillimisht pini kafe me stomakun bosh, duhet të mendoni se çfarë i bën ajo shëndetit tuaj, kryesisht hormoneve. Kafja nuk është vetëm acid, kështu që është e vështirë për stomakun në mëngjes, por fjalë për fjalë bën që trupat tanë të kalojnë në një përgjigje stresi, të çlirojnë kortizolin dhe të na vendosin në një lloj lufte apo gjendjeje ikjeje. Kjo është ajo që shkakton nervozizëm pas kafesë. Çuditërisht, ekziston gjithashtu një lidhje me aknet, veçanërisht nëse keni çekuilibër hormonal ose probleme me zorrët. Kam pirë shumë filxhanë kafe me stomakun bosh dhe ndihesha sikur isha në majë të botës dhe më pas vura re se kisha puçrra hormonale dhe nuk e dija se çfarë po e shkaktonte atë. Hani diçka para kafesë, bëjeni atë qëllimin tuaj. Do të vini re një ndryshim të madh.
Ndërkaq, të gjithë ose të paktën shumica e njerëzve kanë një zakon të përbashkët, që kafen e shoqërojnë me ujë. A ju ndodh shpesh që të pini ujë menjëherë pas kafës sepse thjesht nuk ju pëlqen ajo ndjesi e hidhur në gojë? Këto pije i gjejmë shpesh të servirura krah për krah dhe instinkti për të pirë pak ujë për të pastruar gojën pas konsumimit të kafesë shpesh është i pashmangshëm. Por gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë. Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët.