Nëse do të vizitoni këtë vend për herë të parë duhet të njiheni me rregullat strikte të metrove!

Marisa Karabeci
12/11/2022

Ata që vizitojnë për herë të parë Japoninë duhet të dinë se është një nga vendet ku i kushtohet maksimalisht vëmendje rregullave të mirësjelljes në metro. Ju nuk do të shihni japonezë duke folur në telefonat e tyre celularë në trena. Japonezët e marrin seriozisht privatësinë dhe dëgjimi i bisedave të njerëzve të tjerë në publik bie ndesh me edukimin dhe kulturën e tyre. Koha në metro përfaqëson një pushim për shumicën e atyre që punojnë punë stresuese.

Japonezët nuk i imponohen njëri-tjetrit, gjë që mund të jetë intriguese për njerëzit nga kulturat perëndimore. Por ata janë të tillë, nuk ndërveprojnë me njerëz që i njohin sipërfaqësisht. Ata nuk do të ndërhyjnë as në një përleshje duke pasur parasysh se nuk i njohin fajtorët e sherrit. Hekurudhat japoneze kanë treguar qartë rregullat e sjelljes, të cilat përveç telefonave celularë dhe bisedave me zë të lartë, përfshijnë edhe ndalimin e konsumimit të ushqimit dhe pijeve përveç ujit.

Ushqimi lejohet vetëm në rrugë më të gjata. Ndalohet lënia e mbeturinave pas, ndërsa përjashtim bëjnë trenat e vonë të natës në të cilët japonezët kthehen nga një natë jashtë. Ndërkaq, testi ndërkombëtar i IQ-së (ose Koeficienti i Inteligjencës) është përdorur prej më shumë se një shekulli nga komuniteti psikologjik, si një matës relativisht i besueshëm i inteligjencës.

Ky test është krijuar për të matur aftësitë konjitive të një personi, përfshi aftësitë e tij për të zgjidhur problemet, të menduarit abstrakt dhe njohuritë e përgjithshme. Të dhënat e reja të mbledhura nga kompania finlandeze Ulster Institute, konfirmuan edhe një herë se Japonia është ende një nga vendet më inteligjente në botë.

Më shumë